
“Nuk është ky momenti për një lojtar 21-22 vjeçar”! Kështu u shpreh Silvinjo, duke nënkuptuar edhe Anis Mehmetin që mbeti jashtë listës për ndeshjen me Serbinë.
Futbollisti shqiptar me tipare ofensive të theksuara Anis Mehmeti nuk është thirrur nga trajneri Silvinjo në vigjilje të duelit me Serbinë në datën 11 tetor.
Edhe pse 24-vjeçari po përjeton formë mbreslënëse te Bristol Siti, sërish nuk është përzgjedhur te Kombëtarja. Para pak minutave Mehmeti ka postuar “story” në “Instagram”, teksa shihet i qetë, ndërsa ka vendosur edhe emojin e qeshur në sfond.
Mbetet e paqartë nëse ky është një sinjal për vendimin e trajnerit Silvinjo apo diçka spontane që nuk ka lidhje me këtë “panoramë”.

Lini një Përgjigje