TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Maj 2023, 18:12

Barcelona gjobitet me 15.7 milionë euro nga autoritetet tatimore për parregullsi

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona gjobitet me 15.7 milionë euro nga autoritetet tatimore për

Parregullsi në pagesat e futbollistëve dhe deklarimet, Barcelona gjobitet me 15.7 mln euro nga autoritetet tatimore

Barcelona po kalon një moment të vështirë jashtë fushës së blertë. Klubi katalanas po përballet me hetime e gjykata ndërkohë që së fundmi janë shtuar edhe gjobat. “El Confidencial” raporton se katalanasit janë gjobitur me shumën e 15.7 milionë eurove.

Një hetim i nisur në vitin 2019, ka përfunduar në lidhje me disa parregullsi në pagesat që katalanasit kanë bërë. Sipas asaj që raportohet, bëhet fjalë për parregullsi në transferimin e makinave “AUDI” për skuadrën, në mosdeklarimin e pagesave për fluturimet me çarter dhe në llogaritje të gabuara të kompensimeve për futbollistët Arda Turan dhe Aleks Song.

Këto zbulime të reja pasojnë “çështjen Negreira”, ish-zv.presidentit të komisionit të arbitrave në Spanjë. Klubi dyshohet se i ka paguar atij afro 7.3 milionë euro ndërmjet viteve 2001 dhe 2018, nëpërmjet kompanisë së tij DASNIL 95.

Barça u mbrojt më 17 prill nga nënshkrimi i një marrëveshjeje konsultimi lidhur me lojtarët e kategorive më të ulëta dhe raportet teknike me Hoze Maria Enrikez Negreira.

barcelona skuadra katalanase

Lini një Përgjigje