
Bajer Leverkusen është i interesuar për të firmosur me mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka.
Megjithatë, “Sky Deutschland” zbulon se një marrëveshje ka më shumë gjasa që të ndodhë në merkaton e verës së ardhshme, kur kapitenit të Zvicrës i skadon edhe kontrata në “Emirates”.
Xhaka u ka folur miqve të tij për një rikthim në Bundesligë, ndërsa tani është i përqendruar për të luftuar deri në fund, për të fituar titullin me skuadrën e Mikel Artetës, i cili e ka një titullar të padiskutueshëm.
Lini një Përgjigje