TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Maj 2023, 17:30

I siguroi fitoren ekipit të tij, goli i ish-sulmuesit të Skënderbeut zgjidhet më i bukuri, 25-vjeçari fiton çmimin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

I siguroi fitoren ekipit të tij, goli i ish-sulmuesit të

Goli i shënuar ndaj Kortrijkut në fitoren e Antuerpit, është zgjedhur goli i muajit prill.

Sulmuesi i Kosovës, Arbnor Muja, i cili në të kaluarën ka veshur fanelën e Skënderbeut, shënoi gol fantastik në minutën e 70 për t’i siguruar fitoren Antuerpit në ndeshjen që u zhvillua muajin e shkuar.

Goli i tij është votuar si më i miri. Sulmuesi i krahut, në fillim të këtij edicioni iu bashkua ekipit belg nga Drita e Gjilanit.

Ai tashmë e ka fituar Kupën e Belgjikës, ndërsa në 29 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Antuerpin, ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 5 asistime.

Për sa i përket aktivizimit me Skënderbeun, 25-vjeçari ishte pjesë e korçarëve në sezonet 2019-2021, ku u aktivizua 9 ndeshje dhe shënoi 1 gol.

arbnor muja sulmuesi i kosovës ish-futbollisti i skënderbeut

Lini një Përgjigje