TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shtator 2024, 23:09

Bajerni praktikon tjetër sport, Herri Kejn kalon Runin; Liverpuli përmbys Milanin, Reali e nis me “këmbën e djathtë”

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni praktikon tjetër sport, Herri Kejn kalon Runin; Liverpuli

Në një mbrëmje ku Bajerni është stërvitur dhe madje ka kaluar edhe tenisin duke praktikuar një tjetër sport (fitore 9-2 ndaj Dinamos së Zagrebit), Herri Kejn ka thyer rekordin e legjendes se futbollit anglez, Uejn Runi, për më shumë gola në Champions League (31) nga një lojtar anglez.

Në fakt, sulmuesi i ekipit gjerman, sigurisht, falë edhe 3 penalltive që goditi dhe i ktheu në gol, nënshkroi një “poker” personal!

Bajerni i Mynihut e nisi ndeshjen direkt në pjesën e parë në dishezë, duke shënuar tri gola, pikërisht me Kejn të parin dhe duke vazhduar më pas me Gerreiro dhe Olize.

Por, në pjesën e dytë, ndoshta edhe nga përgjumja e ekipit te Kompani, Dinamo e Zagrebit shënoi dy gola të shpejtë duke i dhënë kështu sinjal vendasve qe ndeshja nuk kishte mbaroi.

Dhe kështu, rinisin golat dhe rinis Herri Kejn duke shënuar tri gola me penallti, ku në mes ishte edhe goli i Olize, ndersa festivali vazhdoi me Leroi Sane që realizoi golin e 8 për ekipin gjerman dhe kishte kohe dhe minuta edhe për golin e nëntë të shenuar nga Leon Gorecka qe u rikthye me ekipin, pasi mbeti jashtë për shkak se ishte në merkato.

Liverpuli përmbysi 1-3 Milanin. Kuqezinjtë “tundën rrjetën” me Pulisiç, ndërsa të kuqtë kthyen gjithçka në favorin e tyre me Konate, Van Dajk dhe Shoboslai.

Kampionët në fuqi, Reali i Madridit e nisi këtë edicion të kompeticionit më të rëndësishëm me fitore. “Los Blancos” kaluan 3-1 Shtutgartin me golat e Mbape, Rudiger, Endrik, ndërsa Undav shkurtoi diferencën për Shtutgartin. Në ndeshjen tjetër, Sportingu triumfoi 2-0 me Lilën.

 

 

liverpul milan real madrdi bajern mynih chamkpions league

Lini një Përgjigje