
Lamtumira e Di Marias me kombëtaren dhe fundi i afërt i karrierës së Lionel Mesit kanë shqetësuar jo pak kampin e Argjentinës. Numri një i pankinës së kësaj kombëtarje, Lionel Skaloni u shpreh në një intervistë të dhënë së fundmi se bëhet fjalë për lojtarë të pazëvendësueshëm.
“Janë të pazëvendësueshëm. Ata nuk janë lojtarë që mund të zëvendësohen, është e pamundur. Nuk ka asnjë mundësi, të dy Fideo dhe Leo janë lojtarë unik.”- tha ai.
Skaloni javët e fundit është përpjekur të bindë Di Marian që të vazhdojë me kombëtaren të paktën në Kupën e Botës 2026, por më kot: "Në rastin e Fideos, ne nuk do të kërkojmë një zëvendësues. Do të ishte gabim të kërkojmë një lojtar që mund të bëjë të njëjtën gjë si ai, nuk ekziston.
Është e vërtetë që ai na dha gjerësi si në të djathtë ashtu edhe në të majtë. Ishte lojtari numër 1, i të kuptuarit të lojës dhe largimit nga zona... dhe të gjitha lojërat e pabesueshme që ka bërë vetëm ai. Nuk po them që skuadra duhet të rivendoset, por meqë Angel nuk është atje, pse të mos ndryshojmë mënyrën se si luajmë”.
Diskutimi për Leo Mesin fatmirësisht është shtyrë, duke qenë se ylli i Inter Miamit nuk e ka përjashtuar ende mundësinë për të luajtur në Botërorin 2026: është e qartë se humbja e të dyve në harkun kohor të disa muajve do të rrezikonte seriozisht konkurrencën e skuadrës Albiceleste.
Lini një Përgjigje