
Një ngjarje jo e këndshme ka ndodhur pas ndeshjes Real Madrid-Vijareal, ku si protagonist ishte mesfushori i “Los Blancos”, Frederiko Valverde.
Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, uruguaiani është përfshirë në një debat të ashpër me futbollistin e Vijarealit, Aleks Baena në parkingun e “Santiago Bernabeut”.
Mesfushori i “nëndetëses” raportohet se i kishte thënë Valverdes në fushë:
“Qaj tani që fëmija yt nuk do të lindë” dhe uruguaiani i kishte kërkuar që ta përsëriste kur u përplasën në parking.
Pas kësaj thuhet se Valverde e goditi me grusht spanjollin, me nervat që duket se nuk e kanë mbajtur.
Kjo gjë vjen pasi në shkurt, bashkëshortja e Valverdes kishte komunikuar se fëmija që ajo mban në bark mund të kishte ndërruar jetë, por pas disa testeve të mëtejshme ata mësuan se çdo gjë ishte nën kontroll.
Federico Valverde punched Alex Baena after Madrid's defeat to Villarreal, sources have confirmed to ESPN.
— ESPN FC (@ESPNFC) April 9, 2023
Valverde reacted angrily to alleged remarks that Baena made about his unborn child, sources said. Valverde and his partner Mina Bonino had a miscarriage scare in February. pic.twitter.com/0Q8Xr8Dtsq
Lini një Përgjigje