TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2023, 17:33

“Po na prishin imazhin”, Kastrioti nuk qendron duarkryq: Distancohemi nga akuzat, të zbardhet kjo ngjarje e rëndë

Shkruar nga Pamfleti

“Po na prishin imazhin”, Kastrioti nuk qendron duarkryq:

Federata Shqiptare e Futbollit vendosi shtyerjen e ndeshjes Kastrioti-Bylis për shkak të kërcënimeve që arbitrat kanë marrë. Nuk ka munguar reagimi i klubit krutan, teksa kanë bërë një postim në rrjetet sociale. Kastrioti kërkon që të zbardhet menjëherë kjo ngjarje dhe këto akuza, të cilat sipas tyre po prishin imazhin e këtij klubi.

Reagimi i Kastriotit:

“Pas njoftimit zyrtar nga Federata Shqiptare e Futbollit për shtyrjen e ndeshjes Kastrioti-Bylis për një datë të pacaktuar, ku në njoftimin e mbërritur deklarohet që arbitrat janë kërcënuar, klubi i Kastriotit është i detyruar të dalë me këtë reagim. Ne si klub distancohemi nga këto akuza dhe i bëjmë thirrje organeve kompetente që të zbardhin sa më shpejt këtë histori të shëmtuar, e cila prish imazhin e klubit tonë, por dhe të futbollit shqiptar në përgjithësi. Në deklaratën e Federatës Shqiptare thuhet që edhe në ndeshjen e javës së kaluar midis Kastriotit dhe Laçit arbitrat paskan qenë të detyruar që nga kërcënimet të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit. Ne jemi të gatshëm të përballemi me realitetin dhe i bëjmë thirrje organeve kompetente të marrin masa të menjëhershme dhe të zbardhin të vërtetën për këtë akuzë të rëndë. KS Kastrioti distancohet në mënyrë kategorike nga çdo lloj ngjarje që njollos lojën e bukur të futbollit”, shkruan klubi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kastrioti Football Club (@kskastrioti.al)

kastrioti skuadra krutane fshf

Lini një Përgjigje