TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2023, 16:01

Marrin arbitra të huaj për sfidën e rëndësishme në Athinë, gjyqtarët polakë mbërrijnë të dehur, shkaktojnë incident dhe zhduken

Shkruar nga Pamfleti

Marrin arbitra të huaj për sfidën e rëndësishme në

Në elitën e futbollit grek është bërë e modës që disa ndeshje, sidomos ato derbi, të gjykohen nga arbitra të huaj. E tillë ishte e vendosur edhe për superndeshjen AEK-Aris, e vlefshme për vendet e para dhe titullin.

Dhe për gjykimin e kësaj ndeshjeje janë përzgjedhur arbitra polakë: Pavël Raczkovski, së bashku me ndihmësit e tij, Radoslav Siecka, Adam Kupsik dhe Kristof Jakubik (VAR).

Por ajo që ka bërë shumë përshtypje ishte se ata kur kanë zbritur aeroportin e Athinës ishte të dehur. Veprimi i gjyqtarëve polakë ka shkaktuar polemika dhe kritika të shumta, sidomos nga ana e tifozëve.

Një lajm që konfirmohet edhe nga PAE, AEK, e cila në fakt pretendon se do të ketë zhvillime. Vlen të theksohet se katër gjyqtarët nuk kanë kontaktuar deri më tani me personat e EPO dhe mbeten të zhdukur.

AEK-u ndan vendin e parë me Panathinaikos, ndërsa skuadra nga Selaniku renditet në vendin e pestë. Nuk dihet ende se kush do ta gjykojë ndeshje, që starton në orën 17:00.

aek aris kampionati grek gjyqtarët polakë

Lini një Përgjigje