
Vedat Muriqi kthehet të shënojë pas një muaji thatësirë dhe e bën në shtëpinë e atij që golin e kishte në gjak, Ronaldo “Fenomenit”. Sulmuesi i Kosovës ka shënuar sot dy herë në barazimin 3-3 në transfertën përballë Real Vajadolid, që ka president ish-sulmuesin brazilian.
Muriqi nuk shënonte gol në La Liga që nga muaji shkurt dhe i ka dhënë fund thatësirës sot në minutën e 53 të sfidës, kur pas një harkimi në zonë nuk gaboi me gjuajtjen e tij duke shënuar golin e barazimit të përkohshëm 1-1.
Vendasit shënuan edhe dy herë të tjera dhe dukej se do të merrnin tre pikët në këtë sfidë. Por në fundin e saj, një pasim i Muriqit nga e majta u devijua me dorë nga një prej futbollistëve vendas dhe gjyqtari bëri me shenjë nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 94, ishte pikërisht Muriqi ai i cili goditi nga 11-metrat, duke shënuar golin e barazimit përfundimtar 3-3.
Kështu, sulmuesi i Kosovës është ngjitur në kuotën e 12 golave në këtë sezon në La Liga, duke qenë mes goleadorëve të saj më të mirë.
Lini një Përgjigje