TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2023, 17:11

La sportin për t’i hyrë politikës, ish-ylli i Realit në listën e kandidatëve të partisë së Erdoganit

Shkruar nga Pamfleti

La sportin për t’i hyrë politikës, ish-ylli i Realit

Ish-futbollisti turk Mesut Ëzill raportohet se pas tërheqjes nga karriera e tij si futbollist profesionist do të ndjekë rrugën e politikës.

Kështu raporton gazeta gjermane “Bild”, duke cituar portali turk “Haber7.com”, sipas të cilëve emri i Ëzill është në listën e kandidatëve të partisë qeverisëse AKP të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

La sportin për t’i hyrë politikës, ish-ylli i Realit

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të zhvillohen në Turqi më 14 maj, ndërsa Erdogani kohët e fundit njoftoi se “emra befasues” do të shfaqen në listën e kandidatëve, duke përfshirë një emër nga industria e sportit.

Nuk është çudi që Ëzill kandidon për partinë e Erdoganit, pasi ish-futbollisti doli hapur si mbështetës i Erdoganit vite më parë, dhe në vitin 2019 presidenti i Turqisë ishte edhe pjesëmarrës në dasmën e ish-mefushorit turk.

mesut ozil ish-ylli i realit të madridit

Lini një Përgjigje