TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2023, 20:04

Superliga/ Vllaznia rikthehet te fitorja, Teuta nuk “shkrep” përballë Laçit

Shkruar nga Pamfleti

Superliga/ Vllaznia rikthehet te fitorja, Teuta nuk “shkrep”

Vllaznia ka mundur 3-1 Erzenin, duke u rikthyer te fitorja pas 7 ndeshjesh.

Ndeshja u hap në minutën e 42 nga shkodranët. Ishte një kryevepër e Markut, i cili mori topin dhe nga jashtë zonës arriti të dërgojë topin në rrjetë. Pjesa e dytë nis sërish me gol për Vllazninë. Në minutën e 52 ishte Latifi që dyfishoi shifrat. Në minutën e 75 ishte Erzeni që shënoi duke ngushtuar rezultatin, me autor Nonato. Por 10 minuta më pas Jonuzi shënoi të tretin për shkodranët duke e mbyllur në 3-1.

Ndërkohë në sfidën tjetër Teuta-Laçi, ishin këta të fundit që triumfuan. Në minutën e 65 shënon Daçi për Laçin. Por 11 minuta më pas barazon rezultatin Guindo që nuk fal nga pika e penalltisë. Por në fund të kohës së rregullt Vasil Shkoratjk shënon dhe i jep fitoren laçit.

vllaznia teuta erzeni laci

Lini një Përgjigje