TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shkurt 2026, 16:15

Atë që nuk e bëjnë mbrojtësit e bëjnë tifozët, fansat rrëzojnë Mesin në fushë për të bërë foto dhe shkaktojnë kaos

Shkruar nga Pamfleti

Atë që nuk e bëjnë mbrojtësit e bëjnë

Lionel Mesi u rrëzua në tokë në minutën e 89-të të miqësores mes Inter Majemit dhe klubit ekuadorian Independiente, jo si pasojë e një ndërhyrjeje nga kundërshtarët, por pas hyrjes së disa tifozëve në fushë.

Pak para përfundimit të takimit, një grup tifozësh vrapuan drejt fushës, duke thyer masat e sigurisë. Dy prej tyre arritën t’i afroheshin Mesit me synimin për të bërë fotografi. Njëri prej tifozëve e përqafoi lojtarin nga mbrapa, ndërsa një oficer sigurie ndërhyri për ta larguar. Gjatë kësaj përplasjeje, edhe Mesi përfundoi në tokë.

Situata u menaxhua menjëherë nga forcat e sigurisë dhe loja vazhdoi pa pasoja të raportuara për lojtarin.

Prania e Mesit në Porto Riko u shoqërua me entuziazëm të madh nga tifozët. Argjentinasi u prit me duartrokitje të forta kur u aktivizua në pjesën e dytë, ndërsa stadiumi shpërthente në brohoritje sa herë që ai prekte topin.

Reagimi i tifozëve gjatë ndeshjes, përfshirë hyrjen në fushë, pasqyron interesin dhe entuziazmin e madh që shoqëron paraqitjet e tij.

Mesi shënoi golin e vetëm të takimit nga pika e penalltisë, duke i dhënë fitoren Inter Majemit në këtë përballje miqësore.

Ndeshja ndaj ekipit ekuadorian ishte planifikuar fillimisht më 13 shkurt, por ishte shtyrë për një datë të mëvonshme.

Pas kësaj miqësoreje, Inter Majemi do të rikthejë fokusin në kampionat, ku të dielën do të përballet me Orlando Sitin. Skuadra synon fitoren e parë të sezonit, pas humbjes ndaj Los Anxhelosit një javë më parë.

lionel mesi sulmuesi argjentinas inter majemi

Lini një Përgjigje