
Me hedhjen e shortit për 1/8 e finaleve të Ligës së Konferencës, UEFA ka përmbyllur procedurat e shorteve për kompeticionet evropiane të këtij sezoni. Në selinë e saj në Nion është përcaktuar jo vetëm faza e radhës, por edhe i gjithë rrugëtimi drejt finales së madhe që do të zhvillohet më 27 maj në Lajpcig.
Çiftet e 1/16 të Ligës së Konferencës:
1-Kristal Palas-AEK Larnaca
2-Sigma Olomuk-Mainc
3-Leh Poznan-Shaktar Donjeck
4-Samsunspor-Rajo Vajekano
5-AZ Alkmar-Sparta Pragë
6-Selje-AEK Athinë
7-Fiorentina-Rakou
8-Rijeka-Strasburg
Ndeshjet e para dhe të kthimit do të zhvillohen më 12 dhe 19 mars.
Skema e çerekfinaleve
Shorti ka përcaktuar gjithashtu edhe çiftëzimet e mundshme për fazën çerekfinale, duke qartësuar rrugën e skuadrave drejt finales.
Fituesja e çiftit Leh Poznan – Shaktar Donjeck do të përballet me fituesen e Alkmar-Sparta Pragë.
Fituesja e Kristal Palas – AEK Larnaca do të ndeshet me fituesen e Fiorentina-Rakou.
Fituesja e Samsunspor – Rajo Vajekano do të luajë kundër fitueses së Selje – AEK Athinë.
Fituesja e Sigma Olomuk – Mainc do të përballet me fituesen e Rijeka-Strasburg.
Finalja e këtij edicioni të Ligës së Konferencës do të zhvillohet më 27 maj në Lajpcig, duke kurorëzuar skuadrën kampione të kompeticionit të tretë për nga rëndësia në rang evropian.

Lini një Përgjigje