TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shtator 2025, 23:03

Aston Vila fiton ndaj Bolonjës, Shtutgarti dhe Lioni bëjnë detyrën; Rejnxhërs mposhtet dhe i bën dalje përfundimisht Bajramit

Shkruar nga Pamfleti

Aston Vila fiton ndaj Bolonjës, Shtutgarti dhe Lioni bëjnë

Janë luajtur këtë mbrëmje ndeshjet e radhës për raundin e parë në grupet e Ligës së Europës. Aston Villa mposhti në shtëpi 1-0 Bolonjën. Për vendasit shënoi Xhon MekGin në minutën e 13. Oli Uotkins humbi shansin e artë për të dyfishuar shifrat në minutën e 68, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Shtutgarti e nis me fitore këtë sezon në Ligën e Europës, pasi mposhti në fushën e vetë 2-1 Selta Vigon. Golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë. Për gjermanët shënuan Buanani në minutën e 50 dhe El Khanous në minutën e 68, spanjollët ngushtuan shifrat me golin e Borja Iglesias në minutën e 87.

Panathinaikos fitoi në transfertë 1-4 ndaj Jang Bojs. Grekët shënuan tre gola në 20 minutat e para, me Sviderski në minutën e 10, Zaruri në minutat 13 dhe 19. Vendasit shënuan golin e vetëm me Janko në minutën e 25. Në pjesën e dytë, Zaruri shënon “hat-trick” në minutën e 68 dhe vulosi fitoren 1-4.

Lioni fitoi 0-1 në transfertë ndaj holandezëve të Utreht. Golin e vetëm për francezët e shënoi Tesman në minutën e 75. Në ndeshjet e tjera, Porto fitoi në transfertë 0-1 ndaj Salcburgut me golin e Uilliam Gomesh në minutën e 90+4. Ferencvarosh barazoi në fund 1-1 me Plzen dhe Rejnxhërs u mund 0-1 nga Genk. Ekipi skocez i ka bërë përfundimisht dalje Nedim Bajramit, i cili sërish nuk u grumbullua për sfidën e sotme.

 

lion aston vila rejnxhërs liga e europës

Lini një Përgjigje