TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shtator 2025, 20:17

“Ruaju nga suksesi i hershëm”, Boris Beker paralajmëron Lamin Jamal: Zgjidhi shokët me kujdes

Shkruar nga Pamfleti

“Ruaju nga suksesi i hershëm”, Boris Beker paralajmëron

Lamin Jamal është shembulli i vërtetë i talentit të hershëm. Ai debutoi me Barcelonën më 29 prill 2023, kur ishte vetëm 15 vjeç, 9 muaj e 16 ditë, duke u bërë lojtari më i ri që veshi fanelën blaugrana. 17 vjeç fitoi Europianin me Spanjën, 18 vjeç ishte kandidat i fortë për “Topin e Artë”, duke u renditur i dyti pas Dembele.

Një shembull tjetër i talentit të hershëm është Boris Beker, ish-tenisti gjerman, fitues i 6 “Grand Slam”, duke përfshirë 3 “Wimbledon”, ende më i riu që ka fituar “Wimbledon”. Tani Beker i jep këshilla Jamalit në një intervistë për “TakSport”: “Lamin është i mrekullueshëm, po fiton gjithçka. Është lojtari më i mirë i ri në botë. Më kujton veten kur kisha 17 vjeç, për të dua t’i ndez alarmet”.

Beker e këshillon talentin blaugranas të bëjë kujdes me shoqërinë dhe rrethin: “Lamin vjen nga një familje modeste, tani ata janë të pasur. Shumë njerëz do t’i afrohen për interesa, ka humbur privatësinë. Duhet të ketë dy-tre persona seriozë pranë, të zgjedhë miqtë dhe të mbështetet te familja për të ndërtuar një rrjet sigurie”.

lamin jamal talenti spanjoll boris beker

Lini një Përgjigje