
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për sot në raundin e parë të Ligës së Europës. Lilë fitoi në shtëpi 2-1 ndaj norvegjezëve të Bran. Golat u shënuan të gjithë në pjesën e dytë. Igamane shënoi i pari në minutën e 53 për francezët, por meritën e pati Fernandez-Pardo, i cili asistoi në fund.
Në minutën e 59, norvegjezët barazuan shifrat me Magnuson, pas një kundërsulmi të shpejtë. Në minutën e 80, veterani Oliver Zhiru shënoi golin e avantazhit dhe të fitores për Lilën, pas krosimit të Tiago Santos.
Në ndeshjen tjetër, surpriza e sezonit të kaluar në Eredivise, G.A. Eagles, që fitoi Kupën e Holandës, është mundur në ndeshjen e parë nga rumunët e Steauas së Bukureshtit me rezultatin 0-1. Kujtojmë që Steaua e Bukureshtit eliminoi Dritën në rrugëtimin për të arritur deri në grupet e Ligës së Europës. Goli i vetëm për rumunët u shënua nga David Mikulesku në minutën e 13.
Lini një Përgjigje