TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Mars 2025, 16:43

“Asllani unik, nuk kam parë lojtar si ai”, Marash Kumbulla: Kur zgjodha Shqipërinë mora përzemërsi

Shkruar nga Pamfleti

“Asllani unik, nuk kam parë lojtar si ai”, Marash Kumbulla: Kur

Marash Kumbulla, i cili aktualisht është i huazuar tek Espanjoli nga Roma, po kalon një nga momentet e tij më të mira në karrierë. Gjithashtu, mbrojtësi kuqezi po përgatitet dhe për sfidat kualifikuese me kombëtaren. Përpara këtyre ndeshjeve të rëndësishme të Shqipërisë, Kumbulla ka folur në një intervistë për mediat.

Çfarë do të thotë për ty të luash për Shqipërinë? Kur e zgjodha mora shumë përzemërsi, në Shqipëri patriotizmi është i fortë. Babai im erdhi në Itali rreth 30 vite më parë dhe u vendos në Peskiera.

Më pas mbërriti nëna ime dhe vëllezërit e mi. Nga muratorë ata hapën një kompani ndërtimi dhe një restorant. Ne jemi rritur këtu dhe jemi të gjithë krenarë për rrugën tonë.

Një mendim për Kristjan Asllanin? Nuk kam parë kurrë një lojtar si ai që bën goditje me të dyja këmbët dhe nuk vihet re ndryshimi. Asllani thjesht duhet të rritet më tej dhe të gjejë besimin e Interit”, shprehet Kumbulla.

 

 

marash kumbulla mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje