TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Mars 2025, 15:35

Laçi dhe Egnatia ndajnë pikët në duelin e luftuar, rrogozhinasit “asist” Tiranës dhe Teutës

Shkruar nga Pamfleti

Laçi dhe Egnatia ndajnë pikët në duelin e luftuar,

Laçi dhe Egnatia nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre në Kurbin. Një përballje mjaft e luftuar, por me ekipet që ndajnë kështu nga 1 pikë pas 90 minutave lojë.

Fillimisht shënoi Laçi me Mjakin në minutën e 34 të takimit, me pjesën e parë që u mbyll me avantazhin e kurbinasve. Në pjesën e dytë rrogozhinasit barazuan rezultatin me Jahaja në minutën e 55.

Minutat e mbetura pavarësisht rasteve të krijuara, skuadrat nuk ia dolën dot të çajnë mbrojtjet kundërshtare, duke mos shënuar më gola të tjerë.

Pas këtij barazimi, Egnatia mban vendin e parë me 53 pikë, ndërsa Laçi shkon në kuotën e 32 pikëve në vendin e 6.

laçi egnatia abissnet superiore

Lini një Përgjigje