TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Maj 2026, 15:37

Arrihet akordi mes palëve, Serxhio Ramos blen klubin e Sevijas për 450 mln euro

Shkruar nga Pamfleti
Arrihet akordi mes palëve, Serxhio Ramos blen klubin e Sevijas për 450
serxhio ramos

Serxhio Ramos dhe partnerët e tij të investimit janë shumë pranë finalizimit të blerjes së klubit të Sevijas. Sipas raportimeve, Ramos dhe fondi “Five Eleven Capital” kanë arritur një marrëveshje me aksionarët kryesorë të klubit për çmimin e transaksionit, që llogaritet rreth 450 milionë euro, përfshirë edhe borxhet ekzistuese të klubit.

Marrëveshja parashikon gjithashtu një plan pagesash që ndryshon në varësi të kategorisë ku do të luajë Sevija sezonin e ardhshëm, në La Liga ose në La Liga 2. Investitorët kanë bindur aksionarët edhe përmes garancive financiare të ofruara për realizimin e pagesave.

Aktualisht, hapi i fundit mbetet miratimi nga Këshilli i Lartë i Sportit në Spanjë (CSD), si dhe nënshkrimi përfundimtar i kontratave përkatëse.

Letra e Qëllimit (LOI), e firmosur nga Ramos dhe “Five Eleven Capital” me aksionarët kryesorë të Sevijas në janar të këtij viti, skadon më 31 maj. Për këtë arsye, të gjitha palët kanë përshpejtuar procedurat për mbylljen e marrëveshjes. Draftet e kontratave të blerjes raportohet se janë përgatitur prej javësh, ndërsa gjatë ditëve të fundit procesi ka avancuar me ritme më të shpejta.

Sipas legjislacionit spanjoll, çdo blerje që përfshin 25% ose më shumë të aksioneve të një Shoqërie Sportive Anonime (SAD) kërkon autorizim paraprak nga CSD-ja. Ky proces synon të garantojë qendrueshmërinë financiare të klubit dhe besueshmërinë e investitorëve.

Përveç blerjes së aksioneve, Ramos dhe grupi i tij pritet të realizojnë edhe një rritje kapitali mes 80 dhe 100 milionë eurosh. Ky investim synon të stabilizojë financat e Sevijas dhe të rrisë kufirin e pagave të klubit, i cili është reduktuar ndjeshëm në vitet e fundit, duke ndikuar negativisht në forcën konkurruese të ekipit.

Sevija ka kaluar një periudhë të vështirë sportive dhe financiare, duke luftuar së fundmi për të shmangur rënien nga kategoria, ndërsa ardhja e Ramosit në drejtimin e klubit shihet si një përpjekje për rikthimin e stabilitetit dhe konkurrueshmërisë së skuadrës.

serxho ramos mbrojtësi spanjoll sevija

Lini një Përgjigje