
Një atmosferë festive ka mbizotëruar në Barcelonë në orët e fundit, pasi fitoi kampionatin e dytë radhazi në La Liga. Barcelona e mposhti Real Madridin 2-0 në Camp Nou dhe siguroi titullin kampion të La Ligës për të dytin vit radhazi dhe të 29-ën herë në historinë e saj, me ceremoninë e ndarjes së çmimeve që u zhvillua menjëherë pas ndeshjes.
Kupa e ligës spanjolle iu dorëzua "blaugranave", të cilët e ngritën atë në qiellin katalanas në një Camp Nou të mbushur plot, mes një atmosfere spektakolare.

Sot, Hansi Flick dhe lojtarët e tij hipën në autobusin me çati të hapur të Barcelonës dhe dolën në rrugët e Barcelonës për paradën e planifikuar të kampionëve.
Parada filloi në orën 6:00 të mbrëmjes nga Spotify Camp Nou, me autobusin e hapur që kalon nëpër rrugët kryesore drejt Passeig de Gràcia, ku kulmi i festimeve pritet përpara La Pedrera.
Lini një Përgjigje