TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Qershor 2025, 14:50

Ardian Ismajli në dilemë për të ardhmen, në garë futet edhe Torino

Shkruar nga Pamfleti

Ardian Ismajli në dilemë për të ardhmen, në garë

Ardian Ismajli mund të mbetet sërish në Serie A, pavarësisht rënies së Empolit në Serie B. Mbrojtësi i Kombëtares është në qendër të vëmendjes në këtë merkato vere, me disa klube që kanë shfaqur interes për shërbimet e tij, së fundmi edhe Torino.

Sipas të përditshmes italiane “Tuttosport”, drejtori sportiv i Torinos, Davide Vagnati, po punon për të përforcuar repartin mbrojtës dhe Ismajli është një nga emrat që po vlerësohen nga afër. Aftësitë e tij, përvoja në Serie A dhe statusi si lojtar i lirë pas rënies së Empolit, e bëjnë atë një opsion tërheqës për klubin “granata”.

Përveç Torinos, interes për 27-vjeçarin kanë shfaqur edhe Bologna dhe Verona, ndërsa në garë janë futur edhe disa klube nga kampionati turk, të cilët kanë kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit.

 

 

Lini një Përgjigje