TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Tetor 2025, 22:50

Anglia, skuadra e parë europiane që siguron Botërorin, Serbia triumfon ndaj Andorrës në transfertë

Shkruar nga Pamfleti

Anglia, skuadra e parë europiane që siguron Botërorin, Serbia

Anglia është kombëtarja e parë nga Europa që ka siguruar zyrtarisht biletën për Kupën e Botës 2026. Anglezët bënë më së miri detyrën në transfertën ndaj Letonisë, duke fituar 0-5 në Riga.

Për “3 luanët” shënoi fillimisht Entoni Gordon në minutën e 26, pas një topi të gjatë të marrë nag Xhon Stons. Në fund të pjesës së parë, i zakonshmi Herri Kejn shënoi dy herë për anglezët. Fillimisht me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë në minutën e 44 dhe në shtesë shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë u mbyll 0-3.

Në minutën e 59, pas një topi në zonë nga Djed Spens, topi u përplas në këmbët e Maksis Tonisevs dhe përfundoi në rrjetë. Në minutën e 86, Ebereshi Eze vulosi fitoren 0-5 me golin e tij.

Pas humbjes nga Shqipëria, Serbia ka fituar në transfertën ndaj Andorrës me rezultatin 1-3. Xhulian Lopez shënoi një eurogol për Andorrën nga gati gjysma e fushës në minutën e 17, pasi përfitoi nga një top i humbur nga Stankoviç dhe dalja e gabuar e portierit. Dy minuta më pas, serbët barazuan shifrat 1-1 falë një autogoli të Kristian Garsia, pas topit të ardhur nga një goditjeje këndi. Pjesa e parë u mbyll 1-1.

Në minutën e 54, Dushan Valhoviç shënoi me kokë, pas krosimit të Kostiç. Aleksandar Mitroviç shënoi golin e tretë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 77.

Situata në grupin K, ku bën pjesë edhe Shqipëria është si më poshtë:

1-Anglia 18 pikë me 6 ndeshje

2-Shqipëria 11 pikë me 6 ndeshje

3-Serbia 10 pikë me 6 ndeshje

4-Letonia 5 pikë me 7 ndeshje

5-Andorra me 1 pikë në 7 ndeshje

Ndeshjet e ardhshme më 13 nëntor: Andorrë-Shqipëri dhe Angli-Serbi. Që Shqipëria të sigurojë zyrtarisht biletën për në” play-off”, duhet që të fitojë ndaj Andorrës dhe Serbia të mos fitojë ndaj Anglisë.

 

anglia andorra serbia letonia kualkifikueset e botërorit

1 Komente

    Lini një Përgjigje