
Futbollisti shqiptar Brajan Gruda është ftuar nga trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsman “për të plotësuar numrin” derisa të ketë të plotë skuadrën për Kampionatin Europian që do të startojë më 14 qershor.
Sipas gjigandes gjermane “BILD”, dy skuadra të Bundesligës janë të interesuar për futbollistin që luan te Mainci. Bëhet fjalë për Bajer Leverkusen dhe Bajernin e Mynihut.

Duke parë këtë interesim të madh, klubi i ka vendosur çmimin 50 milionë euro futbollistit. Bavarezët mund ta përballojnë këtë shifër, por pritet të shohim se çfarë do të ndodh në vijim.
Gruda sezonin e kaluar luajti 28 ndeshje duke shënuar katër gola dhe dhuruar tre asiste. Ai ka kontratë me Maincin deri në vitin 2026.
Lini një Përgjigje