
Pasi u la jashtë grumbullimit për në Kampionatin Europian të Futbollit “Euro 2024”, Sokol Cikalleshi ka njoftuar përshëndetjen përfundimtare me Kombëtaren e Shqipërisë. Lajmin e konfirmoi vetë sulmuesi me një postim në “Instagram”.
Reagimi i Cikalleshit:
Fundi i një rrugëtimi! Rrugëtimet janë të bukura, me uljet e ngritjet e veta. Gjatë rrugëtimeve nëse gjërat i ke bërë siç duhet, fundi është i lumtur, paçka se, jo gjithmonë e zgjedhim vetë mënyrën.
Ka qene një krenari dhe emocion i papërshkueshëm përfaqësimi i fanellës së ekipit kombëtar të futbollit. Bartja e emocioneve të një kombi mbi shpinë, është sa privilegj, aq edhe një përgjegjësi, cila me ka bërë të përunjur dhe mirënjohes ndaj çdokujt që besoi, ndaj çdokujt që më dha kurajo për të vazhduar, e padyshim, në mënyrë të veçantë ndaj çdokujt që brohoriti për mua.
Lini një Përgjigje