
Trajneri Silvinjo publikoi ditën e djeshme listën e lojtarëve të grumbulluar për “EURO 2024”. Në këtë listë të përbërë nga 27 lojtarë, ku një nga këta do të largohet para 7 qershorit.
Një listë mjaft interesante, por edhe me disa surpriza për të lënët jashtë grumbullimit, por edhe të ftuarit.
Nga 27 lojtarë të grumbulluar, 5 prej tyre luajnë për herë të dytë në Europian. Silvinjo ka ‘marrë’ me vete De Biazin, ose më saktë u ka besuar djemve kuqezi të cilët kanë pasur edhe besimin e italianit në “EURO 2016”.
Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Naser Aliji dhe Amir Abrashi janë 5 “europianët” me të cilët Silvinjo kërkon të surprizojë në Europianin e Gjermanisë. Të 5 këta lojtarë kanë qenë pjesë e ekipit të Xhani De Biazit, duke pasur mbi supe eksperiencën e një kompeticioni të tillë, kaq të rëndësishëm.
Edhe në Gjermani, De Biazi ka kontributin e tij, duke i lënë Silvinjos lojtarët gati, të etur për një ecuri më të mirë se në “EURO 2016”, dhe ajo ç’ka është kryesorja duke lënë lojtarë që njohin këtë kompeticion, rëndësinë, vështirësinë dhe mënyrën se si mund të përballohet presioni.
Pra me pak fjalë, hija e De Biazit vazhdon ta ndjekë Shqipërinë, me Silvinjon që ishte i detyruar ta merrte italianin me vete në Gjermani.
Lini një Përgjigje