
Enzo Mareska është trajneri i ri i Çelsit. Trajneri italian ka rënë dakord me “Blutë e Londrës” që të jetë pasuesi i Mauricio Poçetinos. Italiani mbyll aventurën me Leister, për të nisur një të re në Londër, me Çelsin.
Gjithçka është dakordësuar mes klubit dhe trajnerit, të cilët kanë arritur akordin për një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029. Gjithashtu, në kontratë është edhe mundësia e rinovimit edhe për 1 vit tjetër, pra deri më 2030.
Çelsi do të paguajë te Leister 10 milionë euro për të siguruar shërbimet e Mareskës.
Ky i fundit do të jetë trajneri i ri i Armando Brojës me sulmuesin shqiptar që përfundon huazimin te Fullhemi dhe do të rikthehet te Çelsi, pa ditur akoma të ardhmen e tij.
Kujtojmë që trajneri italian ia doli që të mbyllte një sezon fantastik me Leister, duke i shpallur kampionë të Championship dhe duke i rikthyer në elitën e futbollit anglez.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje