
Luis Enrique iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me mbështetjen e Achraf Hakimi në garën për Topin e Artë.
Mbrojtësi i djathtë i PSG- së kishte deklaruar më parë se e meritonte çmimin: "pata një sezon historik, jo shumë lojtarë kanë shënuar në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale të Ligës së Kampionëve. Për një mbrojtës, është edhe më e vështirë ta bëjë këtë."
Trajneri i Parisit u pyet nëse e mbështet Hakimin në betejën për Topin e Artë.
“E di që ju gazetarëve ju pëlqen të debatoni. Përpjekje e mirë (qesh). Por të gjithë lojtarët e PSG-së janë të përqendruar te gjëja kryesore - skuadra. Tifozët tanë e dinë këtë.
Detyra kryesore është të fitojmë trofe si ekip. Duhet të përqendrohemi në këtë”, tha Luis Enrique.
Lini një Përgjigje