
Duke folur në një konferencë për mediat lidhur me sezonin e ri, Luis Enrique këkoi më shumë suksese nga ekipi i PSG-së.
"Fitimi i Superkupës së UEFA-s ishte një mënyrë e mirë për të nisur Ligue 1 , që është një objektiv për ne", tha Enrique.
Duke folur për synimet, spanjolli tha se pas sezonit të kaluar, është e thjeshtë: duam të fitojmë gjithçka, shpresojmë të jemi të aftë të fitojmë të gjitha trofetë.
“Sezoni i parë, kur arrita, qëllimi ishte të bëja histori.
Ne duam të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Duhet të synojmë Ligën e Kampionëve të dytë. Është e vështirë, por motivuese.
Ne duam të rizbulojmë ndjesinë tonë për topin, të përmirësojmë gjendjen tonë fizike. Dhe të fillojmë në mënyrën më të mirë të mundshme", shtoi Enrique.
PSG fitoi pothuajse gjithçka për të cilën garoi sezonin e kaluar, përveç Kupës së Botës për Klube, ku arriti në finale.
Lini një Përgjigje