TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Gusht 2025, 13:43

Basti i çuditshëm i tifozit të Manchester United, nuk preu flokët për 1 vit; ndryshimi drastik që ka pësuar

Shkruar nga Pamfleti

Basti i çuditshëm i tifozit të Manchester United, nuk preu

A mund të kalosh pothuajse një vit pa i prerë flokët për ekipin tënd të preferuar?

Por Frank Ilett, tifozi i Manchester United , ndërmori një sfidë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Tifozi i “Djajve të Kuq” që jeton në Spanjë premtoi më 5 tetor 2024 se nuk do të priste flokët nëse skuadra e tij e preferuar nuk fitonte pesë ndeshje radhazi.

Në fakt, Franku ngarkonte vazhdimisht video në rrjetet sociale duke treguar se sa të gjata i ishin rritur flokët.

Sot, kanë kaluar 314 ditë që kur Franku nuk ka prerë flokët dhe problemet për të kanë filluar.

"Ka qenë një verë shumë e vështirë për mua. Ka qenë shumë vapë, veçanërisht këtu në Spanjë, ku ndodhem aktualisht, është shumë vapë. Kjo ishte padyshim sfida më e madhe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Frank Ilett (The United Strand) (@theunitedstrand)

Dhe madje edhe gjëra të tilla si kur bëj dush, tharja e flokëve në vapë dhe pastaj përdorimi i tharëses pranë kokës është thjesht e tepërt. Sigurisht, u duhen orë të tëra që të thahen... Unë përdor një shirit koke për t'i mbajtur larg fytyrës.

Kohët e fundit provova një krem për kaçurrela dhe më dukej se më qetësoi pak, gjë që është shumë mirë, por padyshim që këto gjëra duan kohë që të ndodhin, dhe është më natyrale në këtë mënyrë", rrëfen ai.

Tani, 28-vjeçari ka 200 mijë ndjekës në Instagram dhe pothuajse 100,000 në TikTok, duke grumbulluar miliona shikime.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Frank Ilett (The United Strand) (@theunitedstrand)

Lini një Përgjigje