
Brajan Gruda do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike. Lojtari me origjinë shqiptare transferohet në Premier Ligë, teksa mungon vetëm zyrtarizimi i tij.
Skuadra e Brajtonit ka arritur marrëveshjen me Maincin për transferimin e 20-vjeçarit. Palët kanë rënë dakord mes tyre për një kontratë afatgjatë, teksa ky transferim u kushton arkave të anglezëve plot 25 milionë euro.
Drejtuesit e Brajtonit plotësojnë në këtë mënyrë dëshirën e trajnerit të tyre, Fabian Hyrzeler. Ky i fundit i pëlqen karakteristikat e futbollistit me origjinë shqiptare, ndaj dhe këmbënguli për transferimin e tij.
Rikujtojmë që ai refuzoi Shqipërinë dhe është pjesë e kombëtares gjermane U-21.
Lini një Përgjigje