
Ernest Muçi duket se është i detyruar të largohet nga Beshiktashi në këtë afat kalimtar veror. Sulmuesi i Kombëtares ka ofertë nga Premier Liga, me Aston Vilën që duket se ka në plan të ofrojë 19 milionë euro për të blerë kartonin e 23-vjeçarit.
Veç saj, Muçi do përfitonte 2.5 milionë euro në sezon dhe kalimi në Premier Ligë do ishte një hap i madh për djaloshin që i ka kaluar një nga një shkallët në karrierë.
Klubi nga Birmingami po pret momentin e duhur i cili është tani, kjo pasi Beshiktashi ka bërë shumë afrime në sulm, aq sa Muçi ka mbetur në stol dhe me trajnerin Xhovani Van Bronkorst nuk ka shijuar minuta këto javë.
Duket se për sulmuesin e lindur më 19 mars 2001 po bien kambanat e Premier Ligës, çka do bënte që Muçi të hidhte një hap të rëndësishëm për të ardhmen, duke luajtur në një nga kampionatet më të forta në botë.
Lini një Përgjigje