TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Shkurt 2024, 20:07

Zarf i zi në shtëpinë e BBV/Kush do të ndëshkohet të shtunën?

Shkruar nga Pamfleti

Zarf i zi në shtëpinë e BBV/Kush do të ndëshkohet

Banorët e shtëpisë më të famshme, BBV, kanë thyer sërish rregullat e Vëllait të Madh.

Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpi si ndëshkim.

Banorët do të duhej të zhvillonin një lojë rezistence por me sa duket nuk ia kanë dalë dot.

Të lidhur secili në çift, ata nuk duhet të përdornin duart, por disa prej tyre e kanë thyer rregullin, duke pirë cigare.

Sipas vendimit të Vëllait të Madh, për shkak të mos respektimit të rregullave, të gjithë shkojnë në televotim dhe njëri prej tyre lë shtëpinë të shtunën.

“Banorë, në komunikimin që Vëllai i Madh ju dha për lojën e rezistencës, thuhej se ju do të lidheshit vetë dhe vetëm Erjola do ju ndihmonte për nevojat tuaja personale, pasi duart duhet të ishin të bllokuara. Disa prej jush kanë thyer rregullat, duke nisur fillimisht nga Juli dhe pasuar nga banorët e tjerë që vijuan të pinë cigare

Vëllai i madh komunikon se do të shkoni të gjithë në një televotim ditën e shtunë dhe njëri prej jush do të largohet nga shtëpia brenda së njëjtës natë. Loja e rezistencës vazhdon. Vëllai i Madh ju rikujton të ndiqni rregullat”, thuhej në zarfin e zi.

big brother vip

Lini një Përgjigje