
Në “Për’puthen” dje ishte nami. Kjo, pasi Arbri bëri një deklaratë të papritur. Ai u shpreh se konkurrentët kanë lënë fëmijët për të ardhur në emisionin e dashurisë.
Kjo deklaratë revoltoi konkurrentët që janë me fëmijë: Vedatin, Endin dhe Enisën. Kjo e fundit shpërtheu në lot, po ashtu edhe Vedati, i cili doli për pak momente nga studio, për t’u qetësuar. Ndryshe nga të dy, Buçi reagoi me tone të larta.
Vedati: Ti nuk e di pse unë jam nda, është shumë e turpshme kjo që thua ti. Unë e vuaj çdo sekondë që nuk e kam vajzën afër, veç ta mendoj më derdhen lotët, është gjëja më e shtrenjtë në botë që Zoti ma ka dhënë
Endi: Turp të të vijë. Të më foli ky për fëmijët e mi, të më tregojë mua ky. Ky është paragjykim. Vjen ky kalama bythe na tregon se çfarë është jeta, çfarë di ky? Nuk përdorni dot fëmijët e mi, as ti, asnjëri këtu
Enisa: Unë jam sulmuar, jam bërë leckë për faktin që kam ardhur në një emision dashurie, po më mërziti fakti që thonë që në vend që të merrni kohë në “Përputhen”, shkoni edukoni fëmijët tua. Kur t’i nuk e di çfarë bëjmë për fëmijët tanë, mos fol fare sepse ti nuk e di çfarë do të thotë. Ti nuk di asgjë, ti kujton se ai e ka të lehtë, por ti nuk ia di historinë tjetrit, si e gjykon?
Arbri: Nuk dua me fol, se u tepruar kjo temë. Unë po tregoj anën time se ku shkojnë limitet e mija, kaq. Po them që kur i vendosem përgjegjësive të tilla, të jem i sigurt. Mami im ka pas raste ku edhe për të taku prindërit ka marrë leje te burri, ka duruar shumë gjëra të tjera dhe ka lejuar që edhe babi jonë të jetë pranë nesh. Edhe jetën e saj e ka lëmë mbrapa thjesht për të qëndruar bashkë
Enisa: Më mirë të ndarë se të shohësh nënën tënde duke qarë
Arbri: Për lotët që u derdhën kërkoj ndjesë, fola për veten dhe përgjegjësitë e mia
Lini një Përgjigje