TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Shkurt 2024, 20:09

Katër atak kardiak dhe një të çarë në organin gjenital, lojtarit të Korinthiasit i vdes e dashura duke kryer marrëdhënie seksuale

Shkruar nga Pamfleti

Katër atak kardiak dhe një të çarë në organin

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Brazil, ku policia ka bërë të ditur se e dashura e një futbollisti të klubit të Korinthians ka ndërruar jetë pas komplikacioneve teksa po bënin seks.

Dimas Kandido, lojtari i të rinjve të Korinthiansit, po kalonte natën me 19-vjeçaren Livia Gabriele kur ka telefonuar urgjencën për një situatë të rëndë. Policia ka shkruar në vendngjarje dhe për momentin vdekja e saj cilësohet e “dyshimtë” për rrethanat në të cilat ka ndodhur.

Lukas Sarri, oficeri i Policisë Ushtarake në Brazil shpjegoi për mediat lokale situatën.

U thirrëm për të verifikuar një telefonatë urgjence në Tatuape. Bëhej fjalë për një të re 19-vjeçare që shfaqi katër atakë kardiake të njëpasnjëshëm, një në vendngjarje, një në autoambulancë dhe 2 të tjera në spital, që sollën si pasojë vdekjen e saj.

Katër atak kardiak dhe një të çarë në organin

Djaloshi deklaroi se kishin kryer marrëdhënie seksuale normale. Ajo kishte filluar të ndjehej keq dhe më pas ai telefonoi ambulancën”, shpjegoi oficeri i policisë duke theksuar se futbollisti kishte telefonuar urgjencën, pasi kishte parë gjakderdhje nga organi gjenital i vajzës dhe ajo kishte kaluar në kolaps.

Katër atak kardiak dhe një të çarë në organin

Avokati i lojtarit më pas bëri të ditur për mediat se ata kishin kryer marrëdhënie seksuale konsensuale dhe duke përdorur prezervativë, ndërsa policia nuk kishte gjetur asgjë tjetër të dyshimtë në dhomë veç cigareve elektronike. Ata ishin njohur prej më shumë se një muaji në rrjetet sociale dhe ky kishte qenë takimi i parë intim i tyre.

Sipas mediave braziliane, gjakderdhja e tepërt ishte shkaktuar nga një e çarë e pazakontë rreth 5 cm në organin gjenital dhe vetëm autopsia e plotë mjeko-ligjore do të zbulojë me saktësi se çfarë ndodhi. Klubi i Korinthinasit ndërkohë ka bërë të ditur se pret të mësojë përfundimin e hetimeve para se të marrë një vendim për lojtarin, i cili është kthyer në shtëpi, pasi ka bërë deklarimet përkatëse në polici.

dimas kandido lojtari i korinthiasit

Lini një Përgjigje