TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Korrik 2023, 10:31

U shfaq me duar të fashuara, Marina Vjollca sqaron në video çfarë i ndodhi

Shkruar nga Pamfleti

U shfaq me duar të fashuara, Marina Vjollca sqaron në video

Marina Vjollca ka pësuar incident dhe është shfaqur me duart e fashuara. Ajo tregoi duart në “instastory”, duke mos dhënë më shumë detaje se çfarë kishte ndodhur.

Pak minuta më parë ajo ka falenderuar ndjekësit për mesazhet, si dhe sqaron se duart iu dogjën nga vaji. Por, Marina thekson se po merr mjekimet e duhura.

“Dua ta nis këtë video me një falënderim nga zemra për të gjithë ju që jeni shqetësuar për gjendjen time. Sot nuk ka qenë dhe një ditë e lehtë. E kam nisur ditën duke u përcëlluar me vaj, kjo dora është ajo që më është dëmtuar goxha. Shpresoj që me mjekimin e duhur që po marr te QSUT, plagët të mos jenë të dukshme”-thotë Marina në video.

marina vjollca duart djegie

Lini një Përgjigje