
Iva Tiço ka folur në lidhje sesi janë aktualisht raportet mes saj dhe Ermal Mamaqit, pas lajmeve dhe “thumbave” mes tyre kohë më parë.
Teksa ishte e ftuar në “E Diell”, në rubrikën “Hëna apo Diell”, ajo tregoi se për momentin nuk kanë asnjë raport dhe se nuk kanë folur kurrë në lidhje me situatën e ndodhur.
Nevina Shtylla: Ende e freskët është përplasja me Ermal Mamaqin.
Iva Tiço: Nuk është përplasje, përplasje është kur flasin dy veta, unë nuk kam folur.
Nevina Shtylla: Ka patur ama thumba, ironi.
Iva Tiço: Unë asnjë.
Nevina Shtylla: Por ai nga pak.
Iva Tiço: Punë e tij
Nevina Shtylla: Si është raporti juaj sot?
Iva Tiço: Nuk kam asnjë raport, nuk e kam takuar. Po e takova ndoshta do flas, po s’e takova ndoshta s’do flas. Me Amin i kam shumë të mira.
Kujtojmë se Ermal Mamaqi është përplasur me Iva Tiçon vite më parë dhe shkak është bërë libri i tij i parë që titullohet “Në garë me veten”. Për atë libër Iva komentoi:
“Mezi e kisha pritur, deri tani kam lexuar romane kot më kot, por siç thotë dhe një njeri i ndritur kjo është kohë e harxhuar kot. Faleminderit e nderuar që keni nxjerrë këtë vepër, vetëm duam dhe trajnime nga ty se këto janë tema të Fella shumë, respekte dhe mirënjohje për Juve”.
Ndërkohë, Ermali ia ka kthyer: “Iva zemër… Sa mirë që Anisa e botoi këtë libër se ti vdes për qenin… Më fal se unë kot më kot ndërhyra, se nuk kam lidhje me këtë punë, por ngaqë jam fans i Anisës. Por ty nuk të duhet asnjë trajnim sepse ti ……..”, shkroi ai shoqëruar me një emoji me puthje.
Lini një Përgjigje