TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Shkurt 2025, 14:31

“U mërzita kur Lori hoqi unazën”, Jozi për vete e ‘harron’ gjithmonë

Shkruar nga Pamfleti

“U mërzita kur Lori hoqi unazën”, Jozi për vete e

Këtë të mërkurë, ish-banori i Big Brother VIP4, Jozef Marku ka qenë i ftuar në “Wake UP”. Teksa kanë folur gjatë për lojën në BBV4, Enxhi një nga moderatoret e emisionit të mëngjesit në Top Albania Radio, e ka pyetur Jozin për unazën të cilën nuk e ka më në gisht.

Enxhi Nasufi: Ku e ke unazën ti çun?

Jozi: Nuk është unaza ajo që të mban lidhur me një njeri. Unë e harroj  në shtëpi.

Por, pavarësisht se për vete e harron shpesh,  ai tha se është mërzitur që Loredana ka hequr unazën, e cila në shtëpi ishte simbol i lidhjes së tyre.

“Unaza nuk është ajo që më mban të lidhur me Lorin. Në shtëpi e kam unazën, unë e harroj shpesh, sepse nuk jam mësuar. Tani e harroj shpesh. U mërzita kur Loredana e hoqi unazën, u mërzita shumë. Dasma me Lorin, kujtim i paharrueshëm. Dasma është kapaku i gjërave. Nuk i dihet si shkojnë gjërat, por është krijuar ai pëlqimi, mbetet për t’u parë jashtë, për t’u njohur. Do t’i kisha ftuar ata që kisha edhe aty brenda në dasmë. Divanin blu nuk do ta kisha ftuar”, tha Marku.

jozi marku loredana unazaa

Lini një Përgjigje