TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Shkurt 2025, 13:19

Ilnisa Agolli në një lidhje me Atilla Kardesh? Gazetarja reagon për ‘Pamfleti’

Shkruar nga Pamfleti

Ilnisa Agolli në një lidhje me Atilla Kardesh? Gazetarja reagon

Një deklaratë e një gazetari të ‘kronikës rozë’ ka bërë xhiron e rrjetit. Djali në fjalë, i cili mësohet se punon për ‘Prive’ në Klan Kosova ka thënë, me zë dhe figurë, se ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kardesh është në një lidhje dashurie me Ilnisa Agollin.

Për gazetarin në fjalë kanë mjaftuar vetëm lulet në profilin e Instagramit të Ilnisës, të cilat i mori për Shën Valentin, për të ngritur gjithë historinë e dashurisë.

Video bëri ‘xhiron e rrjetit’ në një kohë rekord dhe ‘Pamfleti’ kontaktoi me ish-banoren e Big Brother, për të mësuar se si qëndron e vërteta.

Gazetarja, e cila fatkeqësisht është prekur nga Covidi dhe ka kohë me temperaturë të lartë, na sqaroi se lajmi ishte kryekëput i pavërtetë dhe madje, e shqetësuar për të tilla ‘shashka mediatike’ kishte kontaktuar Atillën, duke e pyetur lidhur me këtë.

Ky i fundit kishte mbetur për vete disi i hutuar, edhe pse ishte në dijeni të lajmit. Ilnisa ka menduar edhe të kontaktojë me Klan Kosovën për t’i kërkuar llogari për përdorimin e emrit të saj ‘vend e pa vend’ e mbi të gjitha për lajme të pavërteta.

Gjithsesi, ato lulet, nuk e morëm vesh se kush ia dërgon Ilnisës herë pas here, por mbetet temë për një artikull tjetër. /Pamfleti

Ilnisa Agolli në një lidhje me Atilla Kardesh? Gazetarja reagon

ilnisa agolli atilla kardesh

Lini një Përgjigje