
Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi kanë lënë pas krahëve qejfmbetjet e Big Brother 3 dhe kanë shijuar një darkë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Egla dhe Meritoni ishin dy nga banorët që grindeshin më shpesh gjatë edicionit të tretë të BBVA. Konfliktet mes tyre arritën kulmin kur Egla u skualifikua nga gara, pasi e kishte lagur me alkool Meritonin gjatë një debati të ashpër, duke i sjellë shqetësime në sy.
Megjithatë, publiku e riktheu atë në shtëpi, duke e çuar deri në fitore.
Takimi i tyre jashtë shtëpisë ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, veçanërisht pas një postimi të Meritonit në InstaStory, ku ai ndau një foto me Eglën dhe shkroi shkurt: “E dua”. Egla nuk vonoi ta rishpërndante postimin, duke shtuar një përgjigje po aq intriguese: “Më do”.
Më herët në rrjet është komentuar shumë tërheqja fizike që Egla ka patur ndaj Meritonit, por mbase ajo ndjesi ka kaluar dhe ka mbetur vetëm miqësia.

Lini një Përgjigje