
Mbrëmjen e djeshme, gjatë Prime-t, banorët e Big Brother Albania, në kuadër të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës morën bluza me imazhet e heronjve Kombëtarë shqiptarë.
Gjestit, i vetë-quajtur King, i takoi të merrte një bluzë me imazhet e Çerçiz Topullit, Skënderbeut dhe Adem Jasharit.
I lumtur për dhuratën ai thotë: Uuu, qenka Jezusi!
Me siguri figurës së shquar të popullit shqiptar i ‘lëvizën kockat’ në varr nga kjo gafë e rëndë e banorit. Në këtë rast, do kishte kënduar vërtet: “Të skuq, të bëj me bojë, Çerçiz Topulli më thonë”.
Fraza e famshme e Gjestit: “Dy klasë shkollë nuk i kam, por juve jua kam dridh”, duket se nuk vlen më.
Fatkeqësisht Kingi, Historia (lëndë që bëhet në shkollë) kësaj radhe, ta ka dridh..! /Pamfleti
Lini një Përgjigje