
Prime-n e mbrëmshëm u krijua një situatë humori mes Ledion Liços dhe Arbër Hajdarit, tashmë e zakonshme kjo, pas një takimi të Rozana Radi pati me mbesën e saj.
Gjatë kësaj kohe, Ledioni tha se ata që kanë teze e halla janë me fat, por personalisht ai nuk ka teze. Kjo ka nxitur një batutë nga Arbri, i cili i tha Ledionit që nëse do, mund t’ia “falë” një.
Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale, duke shkaktuar shumë komente. Ledioni më pas ka shpërndarë një postim në Instagram, ku tha se nga mesazhet që ka marrë, duket se shumë njerëz janë të gatshëm t’ia “falin” një teze. Ai e shoqëroi me një mesazh ku shprehu surprizën dhe mirënjohjen për mbështetje, duke thënë “Ju dua!”
“Mirëmëngjes Yje! Duke gjykuar nga mesazhet tuaja të gjithë jeni të gatshëm të më “falni” një teze. Nuk di ç’të mendoj për këtë. Ju dua!”, ka përfunduar postimi i Ledionit.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje