
Emisioni që ka në qendër altruizmin, dhurimin dhe bamirësinë, me titull ‘Për Shqiptarët’ duket se do të rinisë së shpejti në ekranin e TCH.
Nga data 21 shkurt, pra këtë të premte, emisioni i Fondacionit Firdeus do të vijë çdo javë, në orën 21.00 të mbrëmjes.
Por ndryshe nga sezoni i parë, krah Elvis Naçit nuk do të jetë biondja Marina Vjollca, e cila ishte shumë e fokusuar tek aparenca, bënte gafa si pa të keq dhe qeshte kur në sytë e një jetimi kishte lotë, por Bora Zemani e cila ‘dështoi me sukses’ në emisionin e saj ‘Piramida’.
Në këtë rast do ishte me vend shprehja ‘Hiqja Lenës, e vërja Prenës’, megjithatë duhet thënë se Bora Zemani di të jetë më pranë publikut dhe të paktën transmeton më shumë empati për atë që po ndodh përreth.
Përsa i përket Marinës, me siguri modelja do gjejë të tjera shtigje, sepse duhet thënë që është një nga vajzat më të bukura të televizionit. Por vetëm bukuria nuk mjafton, sidomos në një emision që mendohet të jetë humanitar. /Pamfleti
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje