
Prej disa kohësh, e gjithë bota është duke u përqendruar te Kate Middleton, e cila ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer dhe po merr kurimin e duhur.
E teksa dihet shumë pak në lidhje me shëndetin e saj, njerëzit pyesin se kur do t’u rikthehet detyrave mbretërore dhe rishtazi. Ndërkohë së fundmi qarkulluan lajme se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm dhe kjo mund të sjellë një tjetër video nga Kate Middleton.
Aludime si: “Kate është dobësuar shumë”, “i kanë rënë flokët”, “është drejt fundit” kanë zënë hapësira mediatike prej disa kohësh, ndaj me shumë gjasa, për të shuar gjithë këtë ‘zjarr të ethshëm’ thashethemesh, vetë Kate do të qetësojë njerëzit.
Sipas ekspertit mbretëror Gareth Russell, ka shumë gjasa që princesha e Uellsit të bëjë një tjetër video, por shpreson që kjo të varet prej saj. “Shpresoj që asnjë anëtar i familjes mbretërore britanike të mos ndihet i detyruar që të shkojë para një kamere, sidomos kur është duke vuajtur nga një ndër sëmundjet më të rënda, për të qartësuar zërat dhe thashethemet që lindin në SHBA”.
Gareth e quajti “hipokrizi” faktin që ka një interes të jashtëzakonshëm në shëndetin e mbretëreshës së ardhshme, në një kohë kur ajo po përballet me një problem të tillë shëndetësor. “Spekulimet që nisën në filim të këtij viti ishin të tmerrshme. Disa prej tyre ishin të neveritshme, nuk ka fjalë të tjera përpos se “moralisht të gabuara”, u shpreh ai.
Në media u përhap edhe thashethemi se Kate po trajtohet në SHBA, çka e detyroi pallatin mbretëror Kensington që të reagonte në “The Houston Chronicle”, duke saktësuar se ajo po trajtohet në vendin e saj. Edhe BBC konfirmoi se sipas sistemit të fluturimeve, Kate s’është larguar nga Mbretëria e Bashkuar, që pas diagnostikimit me kancer.
Lini një Përgjigje