TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Qershor 2024, 13:43

“Bravo legeni!”, babai i Jori Dellit komplimenton të dashurin e së bijës ‘alla shqiptarçe’

Shkruar nga Pamfleti

“Bravo legeni!”, babai i Jori Dellit komplimenton të dashurin e

Fred De Palma, reperi italian dhe i dashuri i Jori Dellit, ka publikuar së fundmi një këngë të re. Dhe pjesë e saj në një mënyrë është edhe modelja. Jo, nuk këndon. Nuk është as në videoklip.

Por, zëri i saj shfaqet në hyrje të këngës si pjesë e një telefonate, ku ajo në shqip thotë: “Alo! Ku je? Më mungon. Mezi pres të të takoj!”

Në mediat sociale ndjekësit e kanë komplimentuar dhe komentuar pozitivisht. Por, reagimin më të bukur e ka patur babait i Jorit. Kjo e fundit ka publikuar një video në TikTok, ku i tregon të atit këngën dhe reagimi i tij është thjesht epik.

“Qenka i mirë legeni! Bravo, legeni!”, thotë ai duke shprehur pëlqimin e tij në një mënyrë tipike shqiptare që ka shkaktuar shumë të qeshura.

jori delli babai legeni

Lini një Përgjigje