TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Qershor 2024, 13:22

Ben Affleck bie sërish në ‘kthetrat’ e alkoolit dhe bixhozit

Shkruar nga Pamfleti

Ben Affleck bie sërish në ‘kthetrat’ e alkoolit dhe

Marrëdhënia e tensionuar me Jennifer Lopez dhe kriza e fortë që ata po kalojnë në çift ka gjasa që ta rikthejë sërish Ben Affleck drejt pijes, si të vetmin ngushëllim. Këtë shqetësim e kanë shfaqur miqtë e aktorit. Duke folur për ‘DailyMail’, miqtë thonë se aktori, i cili ka luftuar me alkoolizimin dhe varësinë nga kumari për dekada, po vuan sërish, pasi martesa e tij po shpërbëhet.

Ata pretendojnë se aktori 51-vjeçar tashmë i është rikthyer alkoolit. Një burim vuri në dukje:

“Kam dëgjuar se ai ka pirë. Ai është një person vërtet i shqetësuar."

Ndërsa një tjetër shtoi:

"E kam parë atë të duket i çuditshëm dhe është një shqetësim i vërtetë për të gjithë ata që kujdesen për të".

Zbulimi vjen pasi burime pranë këngëtares thanë se nëna e saj, Guadalupe Rodriguez, tani është "kthyer kundër" Affleck, pavarësisht se fillimisht e inkurajoi vajzën e saj të rindizte romancën me aktorin në vitin 2022. Të dielën në mbrëmje çifti u pa në rezidencën prej 60 milionë dollarësh që ata blenë vitin e kaluar. Ata kaluan katër orë në shtëpinë, e cila tani thuhet se është në shitje.

Pasi Affleck u zhvendos në një apartament 100,000 dollarë në muaj në Brentwood në maj, J.Lo anuloi të gjithë turneun e saj veror në një përpjekje të dukshme për të shpëtuar martesën e saj. Por burime të shumta tani thonë se një divorc është i pashmangshëm.

ben affleck jlo

Lini një Përgjigje