
Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Liqenin e Thatë, në kryeqytet. Për rreth 40 minuta rruga e Liqenit ka qenë në kolaps, pasi aktorja Egla e Ceno kishte bllokuar qarkullimin sepse një vajzë i kishte thënë “meriton një dru”.
Pavarësisht këmbëguljes dhe lutjeve të qytetarëve të rastit, të cilët e kishin të domosdoshme të lëviznin, teksa reshjet e shiut binin papushim, Ceno nuk hapte rrugën duke kërkuar sensibilizim të qytetarëve me të, shkruan ‘Ditarmedia’.
Sipas informacioneve, Ceno u konfliktua me vajzën tjetër aty për aty, se kujt i takonte të hapte rrugën e para. Ky konflikt mesa duket, ka përfunduar me kërcënime. Ndërkaq, Ceno ka kryer kallëzim për kanosje.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje