TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Nëntor 2024, 20:19

Thellohet skandali i P.Diddy! Dëshmia shokuese: Ka abuzuar me Justin Bieber!

Shkruar nga Pamfleti

Thellohet skandali i P.Diddy! Dëshmia shokuese: Ka abuzuar me Justin

Dëshmi të tjera, që kanë shokuar opinionin publik kanë dalë kundër artistit amerikan Sean Combs, njohur me emrin e artit P Diddy.

Ish-producenti i muzikës Hip Hop, Marion Suge Knight ka thënë nga burgu se P Diddy ka abuzuar seksualisht edhe me Justin Bieber.

Në intervistën e tij dhënë për mediat amerikane, Knight tha se kjo është e vërtetë, duke qenë se deri tashmë shumë thashetheme ishin shpërndarë.

“Ajo që P Diddy ka bërë me Justin Bieber është gjë e neveritshme. Ai e dërgonte Bieberin në udhëtime romantike me miq e ortakë të tij dhe ata kanë kryer marrëdhënie seksuale me të. Bieber vinte nga një familje e varfër, por kishte talent tepër të madh dhe me pak fat mund të kthehej në një Michael Jackson”, ka deklaruar Knight.

Ndërkohë, prokurorët kanë kundërshtuar propozimin e fundit të reperit P.Diddy për lirimin me kusht prej 50 milionë dollarësh. Seanca për shqyrtimin e kësaj kërkese është caktuar për javën e ardhshme.

P Diddy ka qenë mentori i Justin Bieber, që kur ky i fundit ishte i vogël dhe ishte në fillesat e tij në tregun muzikor. P Diddy akuzohet se në festat e tij private janë kryer një sërë krimesh seksuale.

Lini një Përgjigje