Një tjetër episod tensioni u regjistrua në shtëpinë e Big Brother, këtë herë mes Rogertit dhe Kristit. Ngjarja ndodhi gjatë një debati që Kristi po zhvillonte me Livian, kur Rogerti ndërhyri duke e lagur me ujë.
Veprimi vjen disa ditë pasi Kristi kishte ndërmarrë të njëjtin gjest ndaj tij. Pas incidentit, Rogerti deklaroi se situata ishte barazuar mes tyre.
Kristi nuk reagoi menjëherë, por më pas iu përgjigj me tone të ashpra.
Debati mes dy banorëve ka qenë i vazhdueshëm në ditët e fundit, ndërsa përplasja e fundit shton tensionin në shtëpi.
Lini një Përgjigje