Pas situatave të fundit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, Miri është parë i përlotur në oborr, duke u përpjekur të fshehë fytyrën me xhupin. Në krah i qëndronte Alessio, ndërsa momenti ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të formatit.
Miri u shpreh se ka një arsye të fortë personale që e mban ende në garë, por pa dhënë detaje konkrete.
“I kemi hyrë kësaj gjëje… Do ta çojmë deri në fund, sa të kemi takat. Të dorëzohemi para këtyre? Kush është njeriu këtu që kam përballë unë dhe ka vlera kaq të mëdha? Çfarë nuk po kalojmë… të dorëzohemi tani?”, u shpreh ai.
Banori theksoi se qëndrimi i tij në shtëpi nuk lidhet më thjesht me lojën.
“Ua kisha liruar rrugën unë, kisha ikur në muajin e parë, e kisha bërë unë fitoren time. Tani po rri për sedër, për inat. Do ta marrësh vesh një ditë”, tha ai.
Ai shtoi se arsyeja që e mban në shtëpi ka lindur gjatë qëndrimit në program.
“Po ta them vetëm ty që kam një arsye shumë të fortë përse po rri këtu. Kjo arsye më lindi këtu, nuk e kisha në fillim, por lindi gjatë qëndrimit këtu ai hall”, deklaroi Miri, duke lënë të hapura pikëpyetje për publikun.
Lini një Përgjigje